E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni My baby zbulohen prova korrupsioni për mjekët Kasapi dhe Qosja

Tiranë, 1 Qershor 2010 NOA Përgjegjës i grupit të mjekëve pranë maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë dhe mjeku reanimator, zhyten në afera korruptive. Ata bënin lindje me operacione të detyruara dhe fusnin në xhep 500 mijë lekë nga çdo lehonë ose familjarë të tyre.

Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i cili i tha agjencisë NOA se në kuadër të operacionit policor të koduar My baby, i realizuar nga Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim më Njësinë Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u arrit të dokumentohet aktiviteti i dy mjekëve, pranë maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Mjekët e dyshuar janë Janaq Kasapi, 54 vjeç, me banim në Tiranë, me detyrë mjek kirurg dhe Përgjegjës i grupit të mjekëve pranë maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë dhe Arti Qosja, 38 vjeç, me banim në Tiranë, me detyrë mjek reaminator pranë maternitetit Mbretëresha Gelardinë, në Tiranë.

Në ngarkim të tyre Gjykata e Rrethit Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit Garanci pasurore, për konsumim të veprës penale të Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.

Pas një hetimi disa mujor të realizuar nga specialistët e seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u dokumentua tërësisht implikimi i tyre, ku për çdo lindje me operacion, dy mjekët dyshohet se merrnin shumën prej 500 000 lekësh.

Aktualisht, nga Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon puna hetimore në drejtim të personave të tjerë të implikuar apo dhe goditjes së këtej fenomeni korruptiv.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›