E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Abuzimi me të miturën në Prishtinë/ Meta: Akt i rëndë, ndëshkim shembullor autorëve, solidarizohem me protestën

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar ndëshkim shembullor për autorët e aktit të tmerrshëm në Prishtinë, ku një e mitur u dhunua seksualisht nga 5 djem.

Në një postim në Facebook, Meta solidarizohet me protesën ‘Solidaritet me Prishtinën’ që do të mbahet në Tiranë, si një mesash për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona.

“Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona”, shkruan Meta.

Në shenjë solidarizimi protesta do të mbahet edhe në Tiranë në orën 18:30, në sheshin “Nënë Tereza”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›