Shkarkimi i Gledis Nano/ Berisha: Viktimë e mafies Rama-Çuçi

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit Sali Berisha e ka cilësuar shkarkimin nga detyra të Gledis Nano si viktimë e mafies Rama-Çuçi.
Shkaku i shkarkimit të Gledis Nanos, sipas Berishës është fakti se ai zbuloi lidhjet e krimit mes Olsi Ramës lidhur me Call-center dhe kapjen e 2.2 ton kanabis që po transportohej me anije të klubit të velave që Berisha akuzon se i përkisnin ministrit Çuçi.
“Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.
Të dashur miq,
Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.
Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.
Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:
1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call-center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.
2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur”, shkruan në një reagim në Facebook Berisha.
Gledis Nano u emërua në krye të Policisë së Shtetit në tetor të vitit të kaluar, duke pasuar në këtë detyrë Ardi Veliun i cili dha dorëheqjen. Megjithatë mënyra e drejtimit të Policisë së Shtetit u vu në diskutim si pasojë e ngjarjeve të shumta kriminale të ndodhura në javët e fundit në vend duke sjellë dhe shkarkimin e Nanos.
/rtsh.al/