E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me trojet, në pranga kreu i Hipotekës

Edmond Banushaj Drejtori i Hipotekës në Vlorë është vënë në pranga pas një operacioni të policisë së qytetit bregdetar i koduar ”Fillimi i vjeshtës”. Së bashku me të, është arrestuar edhe ish-juristi i Zyrës së Pasurive në Vlore Viktor Kulaj. Të dy të arrestuarit akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim të detyrës. Ndërsa në mbrëmje, në prangat e policisë ka përfunduar edhe një biznesmen Oart Begaj, pronar i trojeve për të cilat janë falsifikuar dokumentet.
Vetëm pak kohë më parë, policia arriti të vinte në pranga dhe Florian Bajramin ish-deputet i Partisë Demokratike, pasi së bashku me kryetarin e Komunës së Rrashbullit, kishin abuzuar me trojet, në kohën që Bajrami bënte pjesë në Këshillin teknik të komunës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›