E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzuan me pronat; Pranga 5 personave

Pesё persona tё akuzuar pёr abuzim me pronat, kanё pёrfunduar nё prangat e Policisё sё Lezhёs. Akuza ndaj tyre rёndon me 101 dynymё tokё nё bregdetin e Shёngjinit. Burime zyrtare nga Policia e Lezhёs bёjnё tё ditur se personat nё fjalё kanё bashkёpunuar duke abuzuar kёshtu me sipёrfaqe tё konsiderueshme. Kёshtu, tё arrestuarit janё noterja Zana Dema, ish rregjistruesi i pasurive Pjetёr Miloti si dhe shtetasit Ardian Cohaj, Gjergj Paloka dhe Vasel Mihaj. Dema dhe Miloti akuzohen pёr fallsifikim tё dokumentave zyrtare. Arrestimet u bёnё gjatё operacionit tё koduar Shitja e Fundit, ku forcat e policisё sё Lezhёs, bashkёpunuan me ato tё Drejtorisё sё Antikrimit Ekonomik. Ndёrkohё, janё edhe dy persona tё tjerё tё cilёt po hetohen nё gjendje tё lirё.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›