Bode: Qeveria nuk mund tё ndёrhyjё nё mimin e bukёs
Dy ditё pasi Shoqata e Prodhuesve tё bukёs paralajmёroi rritjen e mimit tё bukёs, Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se qeveria nuk mund tё ndёrhyjё nё kёtё pikё. Sipas tij, e vetmja gjё qё qeveria mund tё bёjё, ёshtё verifikimi i fitimeve tё prodhuesve dhe jo ndёrhyrja nё uljen e mimit. Ministri i Financave Bode, theksoi se tregu ёshtё i liberalizuar dhe nё kёto kushte nuk mund tё ndёrhyhet. Qeveria nuk mund tё ndёrhyjё pёr mimin e bukёs, pasi tregu ёshtё i liberalizuar. Ne do tё verifikojmё fitimet e prodhuesve, tё cilёve do tu rriten taksat nёse fitimet janё tё larta. Ky ёshtё i vetmi mjet qё shteti ka pёr tё kontrolluar tregun, tha Bode.