Acarohet situata ne Pakistan

Lideri i partisë opozitare PTI në Pakistan, Imran Khan, fajëson rivalët e tij politikë për vrasjen e zëvendës/kryetares së partisë së drejtuar prej tij, Zahra Husein.
Husein u qëllua për vdekje nga persona të armatosur, që lëviznin me motoçikletë, në momentin kur po dilte nga shtëpia. Khan shkroi në faqen e tij në Twitter, se konsideronte përgjegjës për këtë vdekje kreun e partisë kryesore në vend, Mutahida Quami, pretendime të cilat ky i fundit i mohon me forcë. Ngjarja e rëndë ndodhi në kohën kur në kryeqytetin Karachi po zhvillohet një rivotim i pjesshëm për zgjedhjet e përgjithshme. Hetimi mbi vrasjen e zonjës Husein po përqendrohet te pista e një tentative për grabitje, por nuk përjashtohet edhe ajo e një ekzekutimi të motivuar politikisht. / Top Channel