Milani ne Champions

Golat e Balotelit dhe Mekses i kanë dhënë fitoren 2-1 Milanit ndaj Sienës dhe njëkohësisht mundësinë për të luajtur sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.
Skuadra e Alegrit vuajti shumë në ndeshjen e fundit të sezonit, por falë 2 golave që u shënuan në fundin e ndeshjes arriti të ruajë vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A. Java e fundit e kampionatit italian ka dhënë përfundimisht verdiktet e saj edhe përsa i përket Europa League. Fiorentina, Udinese dhe fituesi i Kupës së Italisë do të marrin pjesë në kompeticionin e dytë të Uefa-s për nga rëndësia, ndërkohë që Palermo, Siena dhe Pescara sezonin e ardhshëm do të luajnë në Serinë B. / Top Channel