Adea Pirdeni betohet si ministre e Administratës Publike

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Adea Pirdeni është betuar sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si ministre e Administratës Publike, duke marrë zyrtarisht detyrën e re në kabinetin qeveritar.
Emërimi i saj vjen pas firmosjes së dy dekreteve nga Presidenti Begaj, më 19 tetor 2026, për përfundimin e detyrës së mëparshme dhe emërimin në postin e ri. Dekret i cili u votua të enjten në Kuvend me 76 pro, zero abstenim dhe zero kundër, projektvendimi u miratua në seancën e sotme plenare.
Pirdeni ka mbajtur më herët postin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
“I uroj shumë suksese në këtë detyrë dhe besimplotë që puna e saj do të sjellë më shumë efiçencë, transparencë dhe shërbime më të mira për qytetarët”, u shpreh sot pas ceremonisë zëvendëskryetarja e Kuvendit, Evis Kushi
/gj.m/a.f/