Adebayor përkrah Touren

Nga Express më 13 mars 2011 në ora 19:45
Emmanuel Adebayor beson se Kolo Toure do të mësojë nga “gabimi i vogël” dhe shpreson që mbrojtësi i Manchester Cityt të mos dënohet për një kohë të gjatë.
Toure është i aktualisht suspenduar prej kur doli pozitiv për një substancë të palejuar muajin e kaluar.
Adebayor, aktualisht i huazuar në Real Madrid nga City, është i bindur se Toure nuk ka marrë diçka qëllimisht për të përmirësuar paraqitjet e tij.
“Ai ka bërë një gabim të vogël që mund të jetë tregim i madh në jetën e tij. Lutem për të. Kolo është sikur një vëlla për mua”, tha Adebayor për Sky Sports News Radio.