E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebayor preferon Tottenhamin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, i huazuar nga fillimi i sezonit në Tottenham, preferon të mbetet në klubin londinez për një periudhë afatgjate, pasi që nuk e sheh më veten në fanellën e ‘Citizens’.

“Dëshiroj shumë që të mbetem në Tottenham dhe t’i ndihmoj Spurs që të bëhen kampionë. Më pëlqen mjaft të punoj me Harry Redknapp dhe ndihem krenar për faktin se ai është njeriu më i përshtatshëm për t’u bërë selektor i përfaqësueses së Anglisë”, theksoi sulmuesi nga Togo, i cili në të kaluarën ka luajtur në Arsenal dhe Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›