Liverpooli triumfoi në ‘Carling Cup’

Liverpooli ka ngadhënjyer në trofeun Carling Cup pasi e mposhti Cardiffin në finalen e Wembleyt, që u luajt të dielën mbrëma.
Loja e rregullt ka përfunduar baras, 1-1 dhe loja shtesë po ashtu baras, 2-2, dhe për këtë fituesi u desh të vendosej pas ekzekutimit të penalltive.
Dhe, më të saktë nga pika e bardhë ishin ‘Reds’, të cilët shënuan tri herë nga pesë tentime (dështuan Gerrard e Adam), me anë të Kut, Downing e Johnson, ndërsa ekipi uellsian realizoi vetëm një herë, duke i humbur 4 penallti.
Cardiffi ka kaluar në epërsi i pari me anë të golit të Joe Mason, të shënuar në minutën e 18-të. Pastaj, për Liverpoolin barazoi Martin Skrtel (59’).
Të kuqtë kaluan në epërsi në minutën e 108-të me anë të Dirk Kuyt, ndërsa shifrat i barazoi Ben Turner (117’).
Cardffi dështoi ta fitonte trofeun e parë në histori, kurse Liverpooli iu gëzua një trofeu pas gjashtë vjetësh.