E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina bashkepunim me shtepi zvicerane

Kengetarja Adelina Ismajli pritet qe shume shpejt te vije me nje krijim te ri i cili do te promovoje bashkepunimin e saj te pare me nje shtepi te njohur franko-zvicerane.
Sipas burimeve te aferta me kengetaren Ismajli pritet qe ky bashkepunim te behet shume shpejt publik edhe neper media te ndryshme zvicerane.


Adelina Ismajli do ta beje publik shume shpejt bashkepunimin e pare me nje kompani te njohur te shoe-bizzit zviceran ne fushen e muzikes house-electro - ka thene ky burim per Express.


Sipas te njejtit burim behet fjale se producentet zvicerane i jane ofruar vete primadones se muzike moderne shqipe. Burimi po ashtu ka shtuar se Adelina Ismaili vazhdon te mbetet njera prej kengetareve me te kerkuara kete vit neper diaspore sidomos per festat e fundvitit.


Keshtu ajo pritet qe te kendoje ne shumicen e diskotekave te njohura ne Europe pra jo ne Kosove. Vete angazhimi i saj me nje produksion franko-zviceran ka bere qe edhe kete vit ajo mos te jete ne Kosove por jashte - ka thene ne fund burimi.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›