Adelina me “the Best of” edhe në Francë
Albumi më i fundit i divës Adelina Ismajli, që titullohet thjesht "Best of Adelina", është hedhur prej gati një viti në portalet ligjore më të mëdha muzikore, si në iTunes, VirginMega, Napster, Deezer, Musicwave, emusic, OVI-Nokia, songrila.com, ndërsa së fundmi edhe në Pure Charts në Francë, shtet në të cilin albumi gjendet prej disa muajsh.
Kjo gjë nuk ka ndodhur ende me asnjë artist tjetër shqiptar.
“Arsyeja pse nuk kemi bërë asgjë të ditur deri më tani ka qenë me dëshirën e vetë Adelinës, për faktin që turneu i saj botëror për publikun shqiptar ende nuk kishte mbaruar dhe paralelisht po punonim për projekte të reja të cilat ende nuk janë lansuar”.
“Nuk kishim kohë as të nxirrnim denjësisht lajmin për lansimin e albumit ‘The Best of Adelina’. Po punohej paralelisht për tri projekte dhe kjo na censuronte kohën që të nxirrnim lajm të plotë”, ka thënë për Standard zëdhënësja e saj, Rudina Idrizaj.
Sipas Rudinës, deri më tani është arritur një shitje vërtet e kënaqshme e albumit. Aktualisht, Adelina e cila ndan jetën mes Francës dhe Zvicrës gjendet me pushime, por pritet t’u rikthehet shpejt aktiviteteve muzikore.
Njëra prej këngëve të fundit të Adelina Ismajlit