Adelina në retrospektivë

Adelina Ismaili, në vazhdimësi ka qenë ndër këngëtaret më të komentuara të skenës muzikore shqiptare. Megjithatë, për brezat e rinjë, karriera e hershme e saj nuk është dhe aq e njohur.
Për të rikujtuar sukseset e hershme të saj, është përkujdesur ‘’Klubi I fansave’’ të këngëtares, që nëpërmjet rrjeteve sociale ka filluar postimin e fakteve nga ajo periudhë. Krahas publikimit të fotografive e xhirimeve të ndryshme , është sqaruar se shumica e materialeve nga fëmijëria e Adelinës kanë humbur gjatë luftës në Kosovë.
Më poshtë mund te lexoni disa nga faktet e publikuara, në serine e postimeve të titulluar "Restrospektivë Adelina":
‘’Adelina Ismaili filloi karrierën ne moshën 6 vjeçare (pasi filloi shkollën e muzikës-drejtimi piano në Prishtinë) në festivalin "Akordet e Kosovës" për fëmijë. U shpërblye me çmimet: vendi i parë nga Juria profesionale, vendi i parë nga Publiku dhe çmimi i madh: Okarina e artë.
Kënga e saj quhej "Ne jemi bukuria e atdheut" dhe është kënga e parë e Adelinës.’’
Video:
‘’Një vit pas debutimit të saj me këngën e parë në festivalin e vetëm në Kosovë në atë kohë "Akordet e Kosovës", Adelina Ismaili merr pjesë përsëri, me këngën "Pink Panter".
Përsëri shpërblehet me çmimet më të larta të festivalit: vendi i parë nga Juria profesionale, vendi i parë nga publiku dhe çmimi i madh: Okarina e artë.
Fitoret më të larta të festivalit më prestigjioz në Kosovë për 2 herë rradhazi, e bejnë Adelinën fëmiun e parë shqiptar që shënon këtë rekord. Në minutat e parë të videos, mund të shihet dhe dëgjohet admirimi i fëmijëve kosovar për Adelinën e vogël.’’
/>
‘’Pas 2 festivaleve "Akordet e Kosovës" për fëmijë, të fituara një pas një në Kosovë, Adelina 8 vjeçare fiton të drejtën që të përfaqësojë Kosovën në festivalin jugosllav të fëmijëve "Festivali i Fëmijëve" në Sarajevë. Në konkurrencë me fëmijë nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, BiH,dhe Maqedonia, Adelina bëhët fëmiu i parë shqiptar që merr pjesë në këtë festival dhe fiton Çmimin e parë në festivalin e vetëm të fëmijëve nga ish-Jugosllavia. Në Sarajevë realizon videoklipin e parë ndonjëherë për femijë të Ballkanit (videoklipi "Do të bëhemi milioner"), zë ballinën e revistës së vetme për fëmijë në ish-Jugosllavi (Gazeta e Pionierit) dhe editon albumin e parë për femijë në Ballkan (albumi "Do të bëhemi milioner").
Po këtë vit, Adelina "fiton" show-n e saj televiziv në Radio Televizionin e Prishtinës, "Akordiada e Kosovës" ku Adelina e vogël është nikoqirja-moderatorja e emisionit.’’ /Indeksonline/
Video: