Jeta e Eldorës me talasemi

Në spektaklin e “Big Brother”, ditën e shtunë, u zbulua sekreti i madh i Eldorës. Vajza 27 vjeçare, e lindur me sëmundjen e talasemisë, ka nevojë të vazhdueshme për transfuzione gjaku për të jetuar.
E megjithatë, duke u shndërruar në një shembull force dhe kurajo njerëzore brenda “Big Brother”, e reja nga Berati ia ka dalë të sfidojë sëmundjen sëmundjen e parakurueshme, duke u futur edhe në Universitetin e Infermierisë e duke bërë një jetë krejtësisht të zakonshme.
Nëna dhe tezja e Eldorës, ishin te ftuara në “Fan Club”, programin në të cilin nën drejtimin e Albana Osmanit dhe Olti Currit komentohen ngjarjet që ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ato ndanë me publikun bashkëjetesën me një familjar të prekur nga kjo sëmundje.
”Nëntë muaj pasi lindi, zbuluam që ishte e sëmurë, pasi shëndeti nuk po ecte siç duhej, nuk shtonte në peshë. Bëmë shumë analiza, pasi nuk e dinim nga mund të vinte sëmundja, por kur mësuam që ishte një anemi e lindur u trishtuam jashtëzakonisht shumë”, deklaroi zonja Efterepi Koçi, nëna e Eldorës.
Për shkak të sëmundjes, nëna e Eldorës kishte kundërshtimet e saj për futjen e të bijës në “Big Brother”. “Në radhë të parë është çliruar për veten e saj, edhe ne gjithashtu. Në kohën kur zbuluam sëmundjen e saj, në Shqipëri njihej shumë pak dhe nuk kurohej. i jepnin ferosulfat, kur ajo hekurin e kishte të shtuar dhe ja shtonin edhe më shumë. Kështu vazhdoi për nëntë vjet, me mjekime, disperal e transfuzione”, tregoi per TCH zonja Koçi.
”Jeta e saj dhe e jona deri tani ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Kur Eldora ishte 12 vjeç ndërroi jetë burri. Unë punoja në kombinat, jetonim me shumë vështirësi, nuk përballonim dot koston e vatje-ardhjeve në Tiranë, jo më mjekimet. E megjithatë duke menduar për këtë fëmijë, me përkrahjen e njerëzve të mi, ia dolëm deri kur shkoi 17 vjeç, pastaj erdhëm në Tiranë. Në moshën 12 vjeç e çuam në Janinë, mjeket u habitën atëherë e thanë si ka mundësi që ka jetuar kaq gjatë me këtë përparim që ka pasur sëmundja”, tha nëna e 27-vjeçares, që e përlotur, drejtoi një apel për të gjithë për të dhuruar gjak, për të gjithë të prekurit nga talasemia dhe njerëzit e tjerë në nevojë si Eldora.
Nëna e Eldorës, tha se nëse e bija do të fitojë çmimin e madh, me shumë mundësi do të përdorë paratë për një kurë të shtrënjtë që do të zgjidhë përfundimisht problemin e saj. /Indeksonline/