Adem Demaçi prezanton veprat në Tiranë
Shkrimtari dhe një prej figurave më të njohura të jetës në Kosovë, Adem Demaçi, ka prezantuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë kompletin e veprave të tij. Demaçi çmohet në radhë të parë me shembullin e tij jetësor të sakrificës për popullin, po edhe me veprën e tij letrare. Të pranishmit e kanë vlerësuar lart atë në kontekstin e letërsisë shqipe të krijuar në Kosovë e më gjerë. Proza e Demaçit, por edhe drama, shquhen me procedimin dhe refleksionet tematike që këtë prozë dokumentare e dallojnë në tërë letërsinë shqipe, si një metaforë për lirinë në përgjithësi dhe për lirinë e shqiptarit në veçanti. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Europës. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Europian me çmimin Saharov.
Adem Demaçi prezanton veprat në Tiranë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email