E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aftësia e kufizuar, BE tërheq vëmendjen për arsimin dhe punësimin

Gazeta Shqip

Takimi 

Ettore SequiAmbasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, ka tërhequr vëmendjen lidhur me respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si për arsimimin ashtu dhe punësimin e tyre.

Kreu i Këshillit të Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj, tha se duhen bërë ndryshime në legjislacion në mënyrë që të drejtat e tyre të respektohen si në vende të tjera të BE. I kemi parashtruar ministrit të Drejtësisë kërkesën për përfshirjen në Kodin Penal, të atyre dispozitave, të Konventës së OKB-së që kërkojnë një mbrojtje të veçantë. Ne e konceptojmë mbrojtjen tonë ligjore të përfshirë në legjislacionin, ku zgjidhen probleme të të gjithëve dhe jo në një ligj integral, ku të krijohet një geto ligjore për aftësinë e kufizuar, tha Tafaj.

Shqipëria duhet të miratojë ligje dhe akte nënligjore për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Në Shqipëri vazhdon të jetë një problem arsimimi dhe respektimi i kuotave të punësimit, gjithashtu ligji për antidiskriminimin duhet të jetë më i fortë. Ne besojmë se e drejta nuk është ajo që jepet, por atë askush nuk duhet të ta marrë. Të gjitha vendet që aspirojnë në BE duhet ti respektojnë këto të drejta, përfshi këtu dhe Shqipërinë që duhet t’i respektojë këto standarde”, tha Sequi. Në të njëjtën linjë diskutimi ka qëndruar edhe Avokati i Popullit, i cili tha se së shpejti do të përgatisë një raport, lidhur me respektimin e të drejtave të aftësisë së kufizuar nga institucionet shtetërore. Dëshiroj tju përmend iniciativën tonë më të fundit, për të kërkuar informacion nga institucionet publike, për nxitjen e punësimit, për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Ky informacion do të jetë pjesë e një raporti të veçantë, që institucioni i Avokatit të Popullit do ta hartojë për personat me aftësi të kufizuar, tha Totozani.

Aftësia e kufizuar, BE tërheq vëmendjen për arsimin dhe punësimin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›