E Diel, 1 Nëntor 2026

Adeyemi tek Interi në janar, dhuratë speciale për trajnerin Chivu

Zëra nga Gjermania, konkretisht nga tabloidi “Bild”, flasin për një kalim të mundshëm të Karim Adeyemi tek Interi në merkaton e janarit. Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund në të kaluarën ka qenë shumë afër Juventusit, në kohën kur në stolin bardhezi sapo ishte ulur Thiago Motta.

Drejtuesit e Interit janë të vendosur për t’i dhuruar trajnerit Cristian Chivu një sulmues anësor të shpejtë, në gjendje të krijojë rrezik edhe duke ndërtuar lojën i vetëm. Një profil i ngjashëm me atë të Lookman.

Këto karakteristika Adeyemi i ka dhe do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Interin. Problem mund të jenë bisedimet me Borussia-n, sepse drejtuesit e klubit gjerman nuk i lëshojnë kurrë lehtë “xhevahiret” e tyre, siç është Adeyemi.

Interi ka filluar lëvizjet që tani, sepse për sulmuesin gjerman është futur në garë edhe Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›