E Diel, 1 Nëntor 2026

Minutë pas minute, shorti i play-off Botërori 2026

Pas pak në Zyrih të Zvicrës Shqipëria dhe Kosova do të njohin rivalen e tyre në fazën play-off Botërori 2026.

13:05 – Zbulohet edhe ish-futbollisti i zgjedhur për të peshkuar goglat. Bëhet fjalë për Christian Karembeu.

13:08 – Pas pak mësohet shorti ndërkombëtar, ku pritet të njihemi me çiftet e kombëtareve jashtë Europës.

Rrugëtimi 1 – Republika Demokratike e Kongos sfidon fituesen e çiftit Kaledonia e Re-Xhamajka

Rrugëtimi 2 – Iraku sfidon fituesen e çiftit Bolivia-Surinam

13:16 – FIFA shfaq disa pamje të Botëroreve të kaluar duke i gërshetuar me pamjet e stadiumeve ku do të mbahet Botërori 2026.

13:21 – Gjithçka gati për shortin e zonës europiane!

13:20 – Marco Materazzi dhe Martin Dahlin do të kenë në duart e tyre fatin e Shqipërisë dhe Kosovës!

Rruëgetimi A

Fituesja e Itali-Irlandë e Veriut

Fituesja Uells-Bosnje dhe Hercegovinë

Rrugëtimi B

Fituesja e Ukrainë-Suedi

Fituesja Poloni-Shqipëri

Rrugëtimi C

Fituesja e Turqi-Rumani

Fituesja Sllovaki-Kosovë

Rrugëtimi D

Fituesja e Danimarkë-Maqedoni e Veriut

Fituesja Rep.Çek-Rep.Irlandë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›