E Enjte, 5 Nëntor 2026

Administrata irakiane njofton tërheqjen nga vendi të forcave ushtarake nën udhëheqjen e SHBA-së

Nënsekretari i Sigurisë Kombëtare të Irakut, Qassem Al-Araji, ka njoftuar se misioni i forcave luftarake të forcave të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së ka përfunduar dhe se ato janë tërhequr.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare irakiane të lajmeve INA, Araji është shprehur se, “Kemi përfunduar negociatat e fundit me forcat e koalicionit. Misioni i forcave luftarake të lidhura me forcat e koalicionit në Irak ka përfunduar dhe ato janë tërhequr”.

Grupet e milicisë shiite të afërta me Iranin pak kohë më parë kërcënuan se nga fundi i muajit dhjetor do të vendosnin në objektiv forcat e SHBA-së në vend./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›