Administrata në mitingje? Totozani: Gjatë fushatës do ngremë grupe kontrolli ‘blic’
TIRANE- Avokati i Popullit i përgjigjet interesimit të mediave në lidhje me rolin që do ketë në fushatën zgjedhore institucioni që ai drejton.
“Së pari dua të them dy gjëra të rëndësishme: Ne nuk jemi të përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve, po kështu jemi institucion jo politik. Megjithatë, jemi dhe institucioni i përgjithshëm i mbrojtjes të të drejtave të njeriut, që do të thotë se :
* Një punonjës i administratës publike që kërcënohet të lërë vendin e punës për t’u përfshirë në fushatë
* Një punonjës i administratës që i merret karta e identitetit për shkak të bindjeve politike
* Një fëmijë, apo prind i cili largohet nga librat për tu dërguar në miting
Të tre rastet si këto, janë brenda juridiksionit dhe kompetencave të Avokatit të Popullit", sqaron ai
Duke iu referuar denoncimeve në media se administratës publike, por edhe nxënësve të shkollës iu bëhet presion për të dalë në mitingje, Avokati i Popullit sqaron se pranë këtij institucioni nuk ka ardhur asnjë denoncim nga personat në fjalë. Megjithatë, ai premtoi ngritjen e grupeve të kontrollit 'blic', gjatë fushatës.
"Ne jemi një institucion i pavarur, jo pjesë e polemikave politike dhe funksiosojmë mbi bazën e ankesave. Jemi në dijeni të rasteve të bëra publike në median vizive dhe të shkruar, por deri tani nuk ka pasur raste ankese nga qytetarët. Në po shikojmë mundësinë të monitorojmë në mënyrë të papritur administratën qendrore dhe lokale, institucionet arsimore, nëse do të ketë shkelje të sipërpërmendur", shton ai.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Administrata në mitingje? AP: Gjatë fushatës do ngremë grupe kontrolli ‘blic’