E Diel, 1 Nëntor 2026

Moore takon Zaganjorin: Vlerësoj bashkëpunimin e gjyqësorit me ekspertët amerikanë

TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori është takuar sot me Z. Jonathan Moore, Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Lindore pranë Departamentit Amerikan të Shtetit shoqëruar nga Michael Vaccaro, Drejtor i OPDAT në Shqipëri.

Edhe pse qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ka të bëjë me procesin zgjedhor, Z. Moore ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet organeve të pushtetit gjyqësori në Shqipëri dhe ekspertëve amerikanë të USAID, OPDAT dhe JUST. Sipas tij, vazhdimësia e këtij bashkëpunimi do të sillte konsolidim të mëtejshëm të shtetit të së drejtës, me qëllim që publiku të fitojë besimin maksimal tek organet e drejtësisë dhe funksionimi normal i institucioneve.

Në këtë kuadër, Z. Zaganjori kërkoi që ky bashkëpunim të konsolidohet e forcohet edhe më tej, duke theksuar se është e rëndësishme të ndërrmerren hapa pozitive me qëllim mirëadministrimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri duke punuar përkrah partnerëve të rëndësishëm amerikanë dhe evropianë. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›