E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administratori i Tiranes Salih Tagani largohet nga detyra

Salih Tagani nuk është më administrator i Tiranës. Drejtuesi i lartë bardheblu është larguar sot, dhe në vend të tij është caktuar Krenar Alimehmeti, drejtori aktual i akademisë së klubit.
Bordi drejtues ka pasur një mbledhje në orët e drekës në selinë e tij, në stadiumin “Selman Stërmasi”, takim në të cilin janë vendosur ndryshimet e mësipërme.
Largimin e tij e ka konfirmuar vetë zoti Tagani, ndërsa burime të mirëinformuara bënë me dije se ka qenë vetë ish-administratori që ka kërkuar që të largohet. Madje, anëtarët e bordit, sipas këtyre informacioneve, e kanë ditur që më parë se një gjë e tillë do të ndodhte.
Tagani erdhi si administrator i klubit menjëherë pasi ai u kthye në shoqëri aksionere, me 100 për qind të aksioneve të zotëruara nga bashkia e Tiranës.
Skuadra bardheblu po kalon probleme brenda dhe jashtë fushe, ndonëse sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë, Superkupën dhe iu afrua titullit kampion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›