Ferdinand nuk e përballon Anglinë!

Rio Ferdinand ka vendosur të hekë dorë përkohësisht nga kombëtarja angleze pak ditë pasi që ai u rikthye pas ftesës nga Hodgson.
Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, organizoi një takim me menaxherin e kombëtares së Anglisë, Roy Hodgson, për të marrë leje që të largohet nga skuadra për arsye se nuk i përshtatet programit të tij të ushtrimeve mjekësore. Ferdinand thuhet se ka studiuar mirë programin e ushtrimeve duke vendosur që të largohet.
"Jam i zhgënjyer që Rio nuk mundet të na bashkohet për shkak të programit specifik dhe të planifikuar të stërvitjeve dhe nevojave mjekësore që ai duhet t’i ndjekë. Është e pamundur” deklaroj Hodgson.