E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adnan Januzaj pranë rinovimit me United

Supertalenti shqiptar, Adnan Janzuaj, pritet që të nënshkruajë një kontratë të re shumë milionëshe me Manchester United.

The Guardian, shkruan se Januzaj do të jetë në ekipin e Unitedit për ndeshjen ndaj Sëanseas ku ai pritet të jetë edhe nga minuta e parë.

Mesfushori me origjinë nga kosova është shumë pranë një marrëveshjeje me drejtuesit e United për kontratën e re me një pagë më të madhe dhe kohëzgjatje më të madhe si shpërblim për punën e madhe dhe formën e lartë që i riu shqiptar ka treguar.

Adnan Janzuaj ishte një prej lojtarëve më të mirë të United bashkë me Ëilfried Zahan nëpër ndeshjet parasezonale, ku ai krhagas golave, arriti që të bëjë edhe asistime dhe të bëjë driblime që e bëjne një lojtarë të madh.

Rinovimi i Januzajt me Unitedin shihet si përforcimi më i mirë i Unitedit para mbylljes së afatit kalimtar të merkatos ku Djajtë kanë kërkuar lojtarë si Thiago Alcantara dhe Cesc Fabregas, të dy këta që refuzuan klubin nga Old Trafford.

Me këtë rinovim Januzaj do t’i mbyllte derën edhe Juventusit dhe Barcelonës të cilat kanë trokitur disa herë në dyertë e skuadrës së David Moyes por ia nuk ka pranuar ta hap pasi e konsideron sit ë ardhmen e Junaited.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›