E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali bën sprintin i fundit për Bejl

Çdo herë e më shumë Gareth Bejl është më ranë veshjes së bluzës së Realit të Madridit.. Edhe pse rezistenca duket gjithnjë e më e madhe nga klubi i Totenham, madrilenët kanë vendosur të bëjnë edhe tentativën e fundit pasi koha nuk premton, 2 shtatori ëhstë shumë pranë. Operacioni vazhdimisht ka pasur vështirësi dhe ditën e djeshme me deklaratat e Bejl se nuk do të luaj më për Spërsat u rihap sërish.

Uellsjani dhe Daniel Levi do të flasin sot për të parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm në Londër apo Madrid. Klima e tensionit mund të zbutet vetëm në rast se Levi  e lejon të largohet dhe të mbaj premtimin e tij  për ta lënë të lirë.

Galaktikët shpresojnë që bisedimi mes lojtarit dhe presidentit të zhbllokojnë trtativat, por në anën tjetër duket se kanë bërë gati edhe çekun për at blerë. Të përditshmet spanjolle njoftojnë se oferta tashmë mund të arrijë deri në 110 milionë euro ndërsa nga Anglia njoftohet që Bejl nuk do ët luaj në takimin e parë ndaj Kristal Palas.

Uellsjani nuk është aktivizuar për ekipin e Villas Boas që nga 16 korriku në ndeshjen ndaj Suidon Tound, sfida e fundit që ai do e vesh këtë fanell ne karrierë të paktën duke besuar fjalët që ai citoi dje. Ditët larg ekipit të Toteham i kanë shërbyer për të kthyer buzëqeshjen por edhe për të shprehur zemëratën e tij. Shpresat e teknikut portugez për ta pasur sërish nën urdhërat e tij janë shuar përfundimisht. Tashmë Totenham duhet ta shqyrtoj situatën me kujdes dhe të vendos sa më shpejtë për ta shitur për të mos rrezikuar miliona euro që mund të shkojnë dëm në rast refuzimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›