Adoleshentet, 5 % te thekur per alkool Sonila Isaku
Te rinjte shqiptare, dhe pikerisht ata te moshes shkollore duken pijedashes pasi disa here ne jave preferojne te konsumojne alkool. Ne nje studim te bete nga Instituti i Shendetit Publik tek te rinjte e moshes shkollore k rezultuar se rreth 5 per qind e tyre preferojne te pijne alkool disa here ne jave. Nderkohe qe pijet e preferuara per ta jane birrat, vera si dhe ato me ngjyre.
Studimi
Niveli i alkoolpirjes tek femijet e moshes shkollore ne vendin tone eshte relativisht i ulet, pothuaj sa shumica e vendeve te tjera evropiane qe marrin pjese ne studim. Por, ajo qe mbete shqetesuese eshte se niveli i ndergjegjesimit te shoqerise per te reduktuar kete fenomen eshte shume i ulet. Ne studimin e bere nga Instituti i Shendetit Publik rezulton se ne 3 mije femije te moshes shkollore te pyetur per alkoolpirjen javore luhaten ne 6 per qind per birren, 5 per qind per veren dhe 5 per qind per pijet e forta me ngjyre. "Pavaresisht kesaj, na duhet te theksojme se eshte gjithmone e rendesishme te parandalojme fenomenin pa u bere ende shqetesim shoqeror, kur ai eshte ne fillimet e veta, dhe jo te presim e te kujtohemi per te, kur ai te jete shtrire ne gjeresi e ne thellesi. Gjykojme te rendesishme ne kete aspekt sqarimin e rolit dhe qendrimit te shoqerise kundrejt problemeve te tilla sociale tek femijet e moshes shkollore"pohojne specialistet te cilet kane realizuar kete studim.
Konsumi
Anketimet e ketij studimit tregojne se 54 per qind e te rinjve raportuan se kishin provuar te pinin duhan dhe 52 per qind e tyre kishin konsumuar pije alkoolike. Nderkohe, qe shifra e atyre te rinjve te cilet pijne alkool rritet, kur ata e kalojne moshen 15 apo 16 vjec, nderkohe qe tek te rriturit kjo shifer eshte edhe me alarmante. Persa i perket kesaj te fundit, sipas ISHP-se, ne Tirane 20 per qind e konsumatoreve mbi 15 vjec e perdorin alkoolin mbi normen e lejuar. E thene ndryshe, 1 ne cdo 5 qytetare ne kryeqytet perdorin alkool mbi normat e lejuara. 2 per qind konsiderohen persona me varesi te mundshme nga alkooli, ndersa pjesa tjeter, 78 per qind e tyre pine pak ose nuk pine fare.
Pasojat
Konsumimi i alkoolit dhe i duhanit jane shkaktare per disa semundje te ndryshme. Vetem pirja e duhanit shkakton 25 lloje semundjesh, ku me e rrezikshmja eshte kanceri i mushkerive. Nderkohe qe konsumimi i pijeve alkoolit mendohet se eshte pergjegjese per rreth 9 per qind te te gjithe peshes se semundjeve. Duke rritur nder te tjera rrezikun per cirroze hepatike, tension te larte te gjakut, semundje te zemres, hemorragji cerebrale, dhe kancer te gojes, stomakut e melcise. Gjithashtu, alkooli eshte dhe shkaktari kryesor per aksidentet rrugore, pasi sipas disa te dhenave nga Ministria e Rendit Publik, 85 per qind e aksidenteve rrugore shkaktohen nga perdorimi i alkoolit ne timon. Nderkohe qe 16 per qind e drejtuesve te automjeteve perdorin rregullisht pije alkoolike, ndersa 19 per qind e tyre e konsumojne me raste..
Te rinjte e preferojne te ndihen te pavarur
Pirja e alkoolit eshte nje tjeter fenomen teper shqetesues ne Shqiperi. Te rinjte jane te predispozuar per te konsumuar pije alkoolike qe ne moshe te re. Arsyeja qe i nxit ata per te provuar alkoolin eshte deshira e madhe per t'u ndier te pavarur. Shume prej tyre ndjekin shembullin e te rriturve, ndersa te tjere jane nen presionin e grupit shoqeror.
Ka edhe nga ata qe preferojne te ndihen "aventuriere" dhe te defrehen duke kryer veprime te rrezikshme, pa e kuptuar se me konsumimin e pijeve alkoolike ata humbin rinine dhe freskine e tyre. Nje tjeter arsye qe i shtyn te rinjte te konsumojne alkool eshte edhe deshira per te qene ne qender te vemendjes. Shpeshhere sjelljet e tyre te pahijshme justifikohen se kane ardhur si pasoje e te qenit nen ndikimin e alkoolit. Nderkohe te dhenat tregojne se Evropa ka nivelin me te larte te konsumit te alkoolit ne shkalle boterore. Keshtu prevalenca e alkoolpirjes javore ne Evrope per 11 vjecaret luhatet nga 1 per qind ne Norvegji ne 22 per qind ne Ukraine, per 13 vjecaret nga 2 per qind ne Norvegji ne 32 per qind ne Ukraine dhe per 15 vjecaret nga 10 per qind ne Finlande ne 53 per qind ne Ukraine. Nga ky kendveshtrim nuk ben perjashtim as vendi yne.
Rezultatet e studimit te ISHP
40 % e meshkujve perdorin alkool
5 % e femrave te reja e konsumojne cdo dite
73 %e popullsise nuk eshte e varur nga alkooli
9.5 % e perdorin brenda normave te lejuara
5.4 % e popullsise shfaqin probleme shendetesore
2.1 % e popullsise eshte e dehur cdo dite
9% e semundjeve shkaktohen nga alkooli