E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentet, larg komunikimit me prinderit

Adoleshentet shqiptare e kane me te thjeshte te komunikojne me bashkemoshataret e tyre, madje te te njejtit seks sesa me prinderit. Ky eshte rezultati i nxjerre nga nje studim i kryer nga Instituti i Shendetit Publik gjate muajve te fundit. "Ajo cka duam te nenvizojme paraprakisht, dhe qe rezulton edhe nga studimi yne, lidhet me diferencat e dukshme gjinore per sa i perket komunikimit te adoleshenteve me subjekte te ndryshme. Ne kete kuptim ka nje komunikim te ndersjelle mes dy gjinive, por ajo qe e dominon procesin e komunikimit eshte komunikimi brenda gjinise. Keshtu pergjithesisht vajzat preferojne te komunikojne me shume me nenat dhe me shoqet ne nje kohe qe djemte jane te orientuar me shume nga komunikimi me baballaret dhe me shoket e shkolles" thuhet ne studimin e kryer nga Instituti i Shendetit Publik. Keshtu, pyetjes Sa te lehte e keni te flisni me babane per problemet tuaja?" 36,5 per qind e meshkujve dhe 16.1 per qind e femrave pergjigjen se "e kane shume te lehte" te flasin me baballaret per problemet e tyre. Nderkohe qe te lehte e kane te "qajne problemet e tyre" me baballaret 38.3 per qind e meshkujve dhe 34.7 per qind e femrave. Nderkohe "e kane te veshtire" per te komunikuar 16.8 per qind e meshkujve dhe 32.4 per qind e femrave. Pergjithesisht, meshkujt raportojne se e kane me te lehte te komunikojne me baballaret per problemet e tyre sesa vajzat. Nderkohe per sa i perket komunikimit me nenat ka rezultuar se nje numer me i madh i adoleshenteve jane te gatshem te bisedojne me to. Pjesa me e madhe e te intervistuarve raportojne se "e kane te lehte apo shume te lehte" te komunikojne me nenen e tyre, gje tregon se ne baze te qelizes familjare vazhdon ende te jete nena, ajo eshte personi qe kujdeset me shume per femijet, qe interesohet per ta, qe bisedon me shume me ta dhe qe komunikon shume me lirshem per te gjitha llojet e problemeve.

Keshilla
Specialistet keshillojne se nje nene e mirinformuar per problemet e adoleshenteve eshte nje potencial teper pozitiv ne punen edukative me adoleshentet. Eshte kjo arsyeja qe ne shumicen e rasteve na detyron te angazhojme ne kete proces sa me shume nena dhe prinder ne pergjithesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›