Grate e kryeqytetit, duhanpireset me te medha
Shqiperia gjendet ne prag "epidemie" te duhanpires nga te gjitha shtresat dhe moshat. Pas publikimit te studimit demografik kombetar, specialistet e shendetit publik kane nisur analizen e te dhenave te cilat tregojne sakte se ne cfare gjendjeje ndodhet aktualisht vendi yne ne krahasim me rajonin dhe me gjere. Studimi tregoi se rreth 43 per qind e meshkujve ne qytet e fshat dhe 5 per qind e femrave pine duhan, por rreziku nuk qendron tek shifrat. Specialistet tregojne se epidemia prej kohesh ka prekur Tiranen, ku numri i duhanpiresve po vjen ne rritje cdo vit. Frika qendron ne perhapjen e konsumit te duhanit tek te gjitha shtresat e moshat dhe nisja heret e duhanpirjes tek moshat e reja. "Te dhenat e studimit na treguan se po konsumohet duhan kudo dhe nga te gjithe, po e pine te rinj e te rritur, pa dallim shtrese, si ne fshat dhe qytet, me status ekonomik te larte e te ulet, me nivel te ulet arsimor dhe me arsim te larte. Rreziku qendron tek fillesat e duhanpirjes, ne vendin tone keto po fillojne masivisht ne shkollat e mesme dhe per kete arsye ne do te nisim nje fushate kombetare ne gjimnazet e vendit per ndergjegjesimin e te rinjve mbi rreziqet qe shkakton pirja e duhanit ne shendetin e tyre" pohojne specialistet. Sipas tyre,
Tirana mbetet epiqendra e epidemise se duhanpirjes dhe per reduktimin e numrit, specialistet e shendetit publik jane skeptike.