Adoleshentët shmangin psikologun – Prindërit kanë një rol kryesor, kujdes dhe me internetin

Problematikat që shqetësojnë të rinjtë sot janë të shumta por jo të gjithë e kanë guximin të kërkojnë ndihmë për t’i zgjidhur ato.
Shumica e tyre duke ju frikësuar paragjykimeve të shokëve hezitojnë t’i drejtohen zyrës së psikologut dhe mjaftohen me një këshillë nga prindërit apo miqtë me të mirë.
Psikologët sqarojnë se problematikat ndryshojnë sipas moshës së fëmijëve, por adoleshentët kryesisht adresojnë probleme të natyrës personale dhe që shkojmë me shkallëzime.
“Mosha të caktuara referojnë probleme të ndryshme. Adoleshentët apo fëmijët e shkollës së mesme referojnë probleme të identitetit, mospranimit në grup. Sa më shumë rritet fëmija aq më shumë shtohen problematikat. Aktualisht, në gjimnaze kemi të shtuar problematikat e konsumimit të lëndëve narkotike”, shprehet psikologia.
Keqpërdorimi i rrjeteve sociale është kthyer në një tjetër burim të gjenerimit të dhunës nga të rinjtë.
Psikologët këshillojnë prindërit komunikim të vazhdueshëm me fëmijët për të superuar çdo problematikë në jetën e tyre.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/