Adoleshentja shqiptare përlot jurine e X Factor në Gjermani
Arbesa Sinanaj, një adoleshente me origjinë shqiptare që jeton në gjermani, është duke bërë bujë në spektaklin e famshëm që mbahet në këtë vend, X Factor. Ne performancën e fundit të saj, Arbesa ka mundur madje që të përlotë jurinë e këtij spektakli.
16 vjeçarja arriti të përlotë me zërin e saj anëtaren e jurisë, Sandra Nasic, teksa me mbresa ka mbetur edhe vokalisti i grupit Scooter. Anëtare e jurisë në X Factor gjerman është edhe këngëtarja e njohur, Sarah Conor.
Synimi I Arbesës është që të ecë më tej në këtë spektakël, për të shkuar në finale.