E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bëjnë zhurmë gjatë seksit, paditen në polici

Australianët Jessica Angel dhe Colin MacKenzie kanë një problem të vogël në dukje: bëjnë shumë zhurmë dhe bërtasin gjatë kohës që bëjnë seks. Por, kjo gjë ka shqetësuar së tepërmi fqinjët e tyre, që brenda katër muajsh i kanë denoncuar 20 herë në polici ata.

Ata tashmë janë paditur dhe mund të gjobiten deri në 4 mijë euro për zhurmat e shkaktuara gjatë kryerjes së seksit. Dhe, zhurmat nuk kanë qenë të rralla në fakt, pasi siç shprehen ata vetë, kryejnë shtatë orë seks në ditë, në 5 ditë nga 7 që ka java.

Ndoshta do të vdes nga një atak në zemër, ajo po ma merr shpirtin. Bëjmë shtatë orë seks në ditë. Por, denoncimet ndaj nesh janë qesharake. Si mund të jetojmë në një vend pa bërë seks?, ka thënë duke qeshur Colin MacKenzie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›