Adrian Hila refuzon të paraqitet në polici, policia urdhëron të shoqërohet forcërisht

Policia e Tiranës ka kërkuar të marrë në pyetje kompozitorin Adrian Hila.
Sipas të dhënave të bëra publike, Hila është kontaktuar mbrëmjen e së mërkurës nga një hetues i njësisë “C” të Policisë së Tiranës dhe është ftuar të paraqitet në polici për të dhënë dëshmi si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Kompozitori ka deklaruar gjatë komunikimit me efektivët se nuk mundej për momentin të paraqitej, duke argumentuar se gjendja e tij psikologjike ishte rënduar pas publikimit të videove. Ai ka pretenduar gjithashtu se kamera e tij është hakeruar nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.
Pas refuzimit për t’u paraqitur në ambientet e policisë, një patrullë është dërguar në banesën e Hilës në Tiranë me qëllim shoqërimin e tij. Megjithatë, efektivët nuk kanë gjetur asnjë person në banesë dhe janë larguar.