Arrestohen pesë shtetase te huaja, ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira

Pesë shtetase të huaja janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në apartamente të marra me qira ditore, ndërsa aktiviteti reklamohej edhe në rrjetet sociale.
Operacioni i koduar “Last meeting” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas punës operative dhe monitorimit të hapësirës digjitale me qëllim identifikimin e rasteve të reklamimit të kësaj veprimtarie.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një shtetas vietnamez, T. T., 35 vjeç, i cili dyshohet se siguronte kundrejt përfitimit kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie nga tre shtetaset vietnameze të arrestuara. Policia bën me dije se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.