E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriani : E marr Luanën kur mëson të bëjë bakllava

Se këngëtari Adrian Gaxha dhe prezantuesja Luana Vjollca janë sërish bashkë këtë e mësuam para pak ditësh, dhe si duket ky lajm i gëzoi pa masë adhuruesit e tyre pasi që me përhapjen e lajmit se Adriani dhe Luana janë sërish bashkë,nuk ngurruan të shprehen të gëzuar.

E çifti si duket kësaj radhe janë rregulluar përgjithmonë dhe madje edhe po planifikojnë martesën.

Në pyetjen se a do të jetë Luana së shpejti anëtarja e re e familjes Gaxha, Adriani duke qeshur është përgjigjur: ‘’ Nëse mëson se si bëhet bakllava,atëherë mundet’’.

Po ashtu Adriani ka treguar se nuk dëshiron të bëjë dasmë me tradita e me shumë të ftuar, por një ceremoni të thjeshtë dhe intime, me shumë pak të ftuar.

E ne i urojmë çiftit që mos të ndahen më dhe Luana të mësojë sa më shpejtë të bëjë bakllavën./E.B/Indeksonline/.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›