E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriani do ndihmën e institucioneve

Objekte të famshme të qyteteve të botës në miniaturë, pemë apo njerëz dhe porosi. Një botë imagjinare brenda llambave. Kjo është kryesisht puna e artistit Adrian Limani.

Me prejardhje nga një vend i vogël siç është Presheva, qyteti i shqiptarëve në jug të Serbisë, Limani ka arritur te terheqe vëmendjen te madhe.

Fotografi të ndryshme dhe idetë e tij për t’i bërë bashkë ato që në realitet duken surreale, e kanë bërë të famshëm nëpër botë, ndersa ”Daily Mail”, “The Sun”, “Telegraph, “The Australian”, i kanë kushtuar mjaft hapësirë punës së tij.

“Intervista e parë ka qenë për një revistë të njohur botërore që është angleze dhe nga aty, gazetat e mëdha e kanë parë intervistën e më kanë publikuar shumë gazeta të tjera. Normalisht që kur një gazetë e njohur si “Daily Mail” ose “The Telegraph” publikon punën time dhe një intervistë që bën, atëherë normalisht njeriu ndihet shumë mirë”, thotë Limani per TCH.

“E kam një dëshirë që të bëj një ekspozitë personale, qoftë në Prishtinë ose në Tiranë dhe shpresoj që kjo të realizohet me ndihmën e institucioneve kulturore”, ka shtuar Limani.



Adriani është parë nga larg, por jo nga afër. Ka ambicie dhe vlerësime për botën e tij imagjinare, por tani është i vetëm në botën e realitetit. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›