Takimet me femra, të vështira

Aktori idhull i adoleshenteve, Zac Efron e ka pranuar se po e ka të vështirë të lidhet me femra.
Ylli i filmit nuk ka qenë në një lidhje serioze qëkur është ndarë nga aktorja Vanessa Hudgens. Njëra nga arsyet për këtë, është se e ka të vështirë të lidhet me një person që nuk e njeh mirë.
“Takimet me femra janë të vështira. Dua të dalë me femra dhe të bëj aventura, po nuk kam sukses nëse nuk e njoh mirë një femër”, ka thënë ai./Indeksonline/