Adriano mohon kalimin tek ekipi i Milanit
Milano - Menaxheri i brazilianit Adriano mohon çdo kalim të mundshëm të tij tek skuadra e Milanit në merkaton e veres. Mediat italiane publikonin dje se “Perandori” mund të përfundojë në Milanelo sezonin e ardhshëm. Kontrata e Adrianos me Interin skadon në vitin 2010, dhe deri tani nuk kanë filluar akoma negociatat për rinovimin e saj.
Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, e preferon shumë lojën e sulmuesit brazilian, dhe këtë ai nuk e ka fshehur asnjëherë. Por, përgjigja e menaxherit të futbollistit duket se mbyll çdo rrugë që të çon tek sulmuesi i Interit. "A është i mundur kalimi i Adrianos tek Milani? Unë kam tetë vjet me të, dhe gjithmonë kur kam ardhur në Itali dëgjoj të njëjtat gjëra. Por, ne nuk shohim një zgjedhje të tillë", deklaron menaxheri i Adrianos.