Benitez edhe për 5 vjet të tjera në krye të Liverpulit
Liverpul - Rafa Benitez rinovon edhe për 5 vjet të tjera kontratën e tij me skuadrën e Liverpulit. Trajneri spanjoll i jep fund dyshimeve për të ardhmen me kontratën e nënshkruar mbrëmë, e cila përfundon në vitin 2014. Trajneri i Liverpulit refuzoi në janar ofertën e klubit për rinovim, por tani nuk është menduar dy herë.
"Zemra ime është me Liverpulin, dhe për këtë jam i ngazëllyer që rinovoj kontratën time. E dua këtë klub, tifozët dhe qytetin. Me një klub dhe tifozë të tillë, kurrë nuk do të mund t'i thosha jo. Gjithmonë e kam bërë të qartë se dua të jem këtu për një kohë të gjatë, dhe kur ta kompletoj kontratën, do të thotë se kam kaluar më shumë se një dekadë në Liverpulin”, deklaron Rafa Benitez pas rinovimit të kontratës.