Adriano nuk mund te zgjedhe mes Skudetos dhe LK
Sulmuesi i ri i Romes Adriano thote se ai deshiron ta fitoje edhe Skudeton edhe Ligen e Kampioneve me klubin italian.
Braziliani eshte duke u rikuperuar nga nje demtim muskulor ne kemben e majte por shpreson te arrije kulmin e formes brenda dy javesh.
Skudeton ose Ligen e Kampioneve Do te ishte mrekulli te mund te fitojme gjithcka. Duam te avancojme ne te dy garat. Por fitimi i njeres do te ishte shume e rendesishme per Romen ka thene Adriano per Sky Sport Italia.