E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham Gati te rikthehem ne fushe

David Beckham kerkon te kthehet perseri ne nivelet e larta te futbollit pas demtimit qe e bajti larg fushave te lojes per nje periudhe relativisht te gjate. Mesfushori anglez u demtua sezonin e shkuar kur luante ne forme huazimi te Milani. Pas periudhes se rikuperimit futbollisti ka bere te ditur se tani po punon per te rifituar formen e tij me te mire qe do ta lejonte te qendronte ne fushe per 90 minuta.

Mendoj se kam shanse te mira per tu rikthyer ne formen me te mire. Jam stervitur shume gjate kesaj kohe dhe jam gati te zbres ne fushen e lojes. Tani duhet te rifitoj formen me te mire qe muskujt te perballojne ngarkesen per te luajtur nje ndeshje te plote eshte shprehur Beckham. Ish-futbollisti i Manchester United Realit te Madridit dhe Milanit kerkon gjithashtu te binde Fabio Kapelon ta grumbulloje perseri me kombetaren e Anglise.

Beckahm ka thene se eshte sqaruar me teknikun italian qe e ka siguruar se do ta trajtoje njelloj si futbollistet e tjere qe mund te luajne me skuadren e tij. Sigurisht qe ne ate kohe u surprizova shume por fola personalisht me Kapelon i cili me tha se me konsideron si te gjithe lojtaret e tjere qe mund te grumbullohen prej tij ne kombetare ka perfunduar David Beckham i cili pritet te luaje te dilen me skuadren e Los Angeles Galaxy ne kampionatin amerikan te futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›