Adriatik Llalla Lufte korrupsionit
Adriatik Llalla Lufte korrupsionitLufta kunder korrupsionit eshte prioriteti i prokurorise shqiptare. Deklarata eshte bere nga kreu i ri i prokurorise se pergjithshme Adriatik Llalla gjate nje interviste per Zerin e Amerikes i cili nder te tjera tha se cdo rast korrupsioni i evidentuar do te marre denimin maksimal. Sa i takon dosjeve te 21-janarit dhe Gerdecit Llalla tha se mbeshtet hetimet e kryera deri me tani ndersa shtoi se keto dy ceshtje do te kene vemendjen maksimale te tij. Kryeprokurori njoftoi se ne kete institucion ka filluar nje reforme sipas te ciles pritet te largohen ata prokurore qe kane kryer shkelje. Zoti Llalla njoftoi gjithashtu se prokuroria do te publikoje nje adrese ku qytetaret te mund te denoncojne cdo rast te mundshem korrupsioni.
Komente
Facebook