E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aeronautika zbukuron bregdetin shqiptar

Udhëtim në bregdet! Ky është aktiviteti që Federata Shqiptare e Aeronautikës ka nisur këtë të martë, teksa parashikon të kalojë vijën bregdetare të Shqipërisë të alternuar me monumentet e kulturës, apo arkeologjinë. Etapa e parë ka nisur nga Fshati i Rinisë në Durrës për të përfunduar në Qerret. Sipas një itinerari të caktuar, pilotët janë ngritur në Qerret kanë shkuar në Fshatin e Rinisë e më pas aty kanë bërë firmën tek komisarët e garës për të fluturuar dhe një herë e për t’u rikthyer në bazë. Fillimisht fluturim me parashutat me motorra, atje ku në vendin e parë dolin Xhonatan Islami e për të nxjerrë fituesin e garës së ditës së parë është bërë fluturimi me precizion, që në fakt i ka takuar Fanol Shalës nga Kosova.

Të martën në Qerret. Të mërkurën një shou që nis në Vishnje e Petrelë për të përfunduar në Sheshin Skënderbej. Të enjten në Divjakë. Të premten në Apoloni e Panaja dhe finalja do të jetë në fundjavë në Sarandë.

Duke mbetur tek gara, Fanol Shala dhe Xhonatan Islami thuajse kanë qenë “kokë më kokë” me njëri-tjetrin, ndërsa kanë ndarë vendin e parë dhe të dytë.

Është për herë të dytë në Shqipëri dhe çeku Robert Omelka ndihet mirë në atë që thotë për organizimin dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë Udhëtim në bregdet

 “Të them të drejtën jam i impresionuar për vendin tuaj, për natyrën në të cilën është duke u zhvilluar kjo garë, por dhe popullin mikpritës që Shqipëria ka. Një organizim perfekt dhe mendoj se ky aktivitet do të duhet të jetë edhe më i madh në vitet në vazhdim. A do të jem unë fitues? Nuk e di, por shpresoj të ndodhë një gjë e tillë”.

Aeronautika në këtë mënyrë shton aktivitetet e saj, ndërsa Radio Televizioni Shqiptar është i pranishëm gjithmonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›