Flamurtari, i pandalshëm në kampionat

Flamurtari në basketboll për femra ka vijuar me fitoret edhe në Kampionat. Kështu të dielën, skuadra vlonjate, e drejtuar nga Elona Hasanaj, ndërsa vinte nga suksesi në Superkupën Mbarëkombëtare, ka mundur Vllazninë, 77-47. Një ndeshje pa histori, ndërsa Flamurtari vijon të dominojë basketbollin shqiptar, ndërsa ndaj shkodraneve ka triumfuar me 30 pikë diferencë. Lojën vajzat vlonjate e kanë nisur mirë që në pjesën e parë pas së cilës kanë fiksuar shifrat 46-17. E njëjta tablo është dhe në pjesën e dytë dhe në fund janë regjistruar shifrat 77-47 për Flamurtarin. Pas ndeshjes me Vllazninë, trajneria e Flamurtarit, Elona Hasanaj, ka konfirmuar se qëllimi është marrja e të gjitha trofeve në basketboll për sezonin 2022-2023.
“Ekipi i Vllaznisë – thotë Hasanaj – është me vajza të reja. Pretendimet tona janë tanimë për titullin kampion dhe për të gjitha trofetë që do të jenë në lojë. Një ndeshje e lehtë për skuadrën tonë, ndërsa mund të them që tani nis kampionati për skuadrën tonë. Por të jeni të sigurtë që në fund do të triumfojë Flamurtari”.