Aeroplani godit nga një rrufe dhe ndahet përgjysmë (VIDEO)

San Andres, 16 Gusht 2010 NOA - Është goditur nga një rrufe gjatë fazës së uljes në aeroportin kolumbian të ishullit San Andres, një Boing 737 i linjës ajrore Aires dhe është thyer në tri pjesë.
Në këtë incident një nga pasagjeret u nda nga jeta ndërsa 34 të tjerë u plagosën. Aeroplani mbante 121 pasagjerë dhe dhjetë anëtarë të ekuipazhit.
Nga informacionet paraprake, të lëshuara nga prokurori i forcave ajrore kolumbiane, thuhet se aeroplani e gjeti veten në mesin e një stuhie, e cila e ndau atë në gjysmë, gjatë uljes.
Aeroplani ishte nisur nga Bogota dhe ulja u
zhvillua pikërisht gjatë një stuhie të fortë, - tha koloneli Gustavo Barrero,
i Forcave Ajrore të Kolumbisë.
Të plagosurit janë transportuar në spitalet lokale. Piloti tha se ishte
verbuar nga dritat e forta të rrufesë shtoi Donald Tascone, drejtori i
linjave të aviacionit kolumbian.
Ai gjithashtu theksoi se aktualisht ato po merren me mbetjet e avionit dhe kjo në përpjekje për të vlerësuar dëmin e saktë dhe shkaqet e aksidentit.
r.b/NOA
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/AMz41lz-sXU','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});