E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, mbi 2 mijë ushtarë të huaj të vrarë

Lajmi bëhet i ditur sot nga faqja e specializuar dhe e pavarur e internetit “icasualties.org”, e cila publikoi një bilanc të humbjeve në njerëz të forcace ndërkombëtare që prej fillimit të konfliktit.

Sipas faqes së internetit, 2002 ushtarë të forcave ndërkombëtare të dislokuara në Afganistan janë vrarë që prej fillimit të pushtimit amerikan në fund të vitit 2001.

I njëjti burim njofton se 434 ushtarë janë vrarë deri tani këtë vit, në krahasim me kuotën më të lartë prej 521 të vrarë në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›