E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroplanmbajtësia amerikane shpëton tetë marinarë iranianë

Uashington, 20 gusht, NOA - Helikopterët e marinës së Shteteve të Bashkuara kanë shpëtuar tetë marinarë iranianë, anija e të cilëve ishte kapluar nga flaka në Detin e Arabisë.

Në deklaratën e Komandës së Flotës së Pestë thuhet se operacionin e shpëtimit e kryen dy helikopterë nga aeroplan-mbajtësja Harry Truman.

Marina amerikane tha se tetë marinarët iranianë do të mbeten në aeroplan-mbajtëse derisa të aranzhohet kthimi i tyre në shtëpi.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›