E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad: Të gatshëm për bisedime me Perëndimin

Teheran, 20 gusht, NOA - Irani është i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet me fuqitë e perëndimit për këmbimin e karburantit bërthamor, i tha presidenti Mahmud Ahmadinexhad gazetës japoneze Jomiuri Shimbun.

Irani është i gatshëm që deri kah fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit ti vazhdojë bisedimet, ka thënë Ahmadinexhad, duke lënë të kuptohet se në rast të marrëveshjes, Teherani mund ta pezullojë pasurimin e uraniumit.

Kemi premtuar se do ta ndërpresim pasurimin e uraniumit në shkallën 20 % nëse do të sigurohet furnizimi me karburant, ka thënë presidenti iranian.

NOA/RFE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›