E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: Fluturimet vijojnë normalisht, nuk ka ndërprerje të shërbimeve

TIRANË, 17 tetor /ATSH/– Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon funksionimin normal, ndërsa të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse kryhen sipas kalendarit të paracaktuar, bëri të ditur sot administrata e aeroportit, duke reaguar ndaj informacioneve të rreme të shpërndara në rrjetet sociale.

Në një njoftim publik, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve dhe se aeroporti vijon të jetë në funksionalitet të plotë, duke garantuar shërbimin për pasagjerët.

Administrata e aeroportit u bëri thirrje qytetarëve që për informacionet mbi oraret dhe mbarëvajtjen e fluturimeve, si dhe funksionimin e aeroportit, t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit.

“Transparenca e plotë është detyrimi ynë kryesor!”, theksohet në reagimin e TIA-s.

/e.xh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›